Në datë 11 Shtator 2022 u mbajtën zgjedhjet për bordin drejtues të shoqatës “ILIRIA” për mandatin 2022-24. Morën pjesë 50 anëtarë, të cilët votuan dhe zgjodhën 13 anëtarë të bordit drejtues si më poshtë:
1- Elona Dyshniku
2- Afet Fejza
3- Rafaela Hajdini
4- Erion Kafazi
5- Eneida Basha
6- Besian Gjika
7- Aldi Gjata
8- Ervis Meka
9- Anila Veizi
10- Lamçe Murati
11- Arif Palloshi
12- Xhevat Dullovi
13- Ramadan Hajdini
Më pas bordi i ri drejtues sipas statutit u mblodh dhe pas propozimeve për kryetar zgjodhën kandidatët të cilët ishin, z. Xhevat Dullovi, z. Besian Gjika dhe znj. Elona Dyshniku.
Pas votimit u zgjodh kryetari i ri i shoqatës z. Besian Gjika me 7 vota, z. Xhevat Dullovi mori 6 vota dhe znj. Elona Dyshniku 0 vota.
Me pas me shumicë votash u zgjodh zv. Kryetar z. Xhevat Dullovi, roli i sekretarit dhe financës iu besua znj. Elona Dyshniku dhe zv. sekretare u zgjodh znjsh. Rafaela Hajdini.
Faleminderit të gjithë anëtarëve që votuan dhe bënë përzgjedhjet e tyre. Urime të gjithë anëtarëve të bordit drejtues dhe suksese në projektet e së ardhmes!