top of page
st louis.webp

MIRË SE VINI

Shoqata Social-Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Iliria"

Saint Louis, Missouri, SHBA

Të jemi bashkë, kontribues, ideatorë dhe realizues të vlerave tona intelektuale, artistike, shkollore e sportive për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan në Saint Louis e përreth.


Faleminderit për mbështetjen.

Iliria Logo Horizontal white

Kalendari i eventeve

No upcoming events at the moment

Projekti i bashkëpunimit me bizneset shqiptare në St. Louis

Në këtë seksion do të gjeni listën e bizneseve që kanë mbështetur veprimtarinë dhe punën tonë, duke përfshirë shumat përkatëse,

si dhe një prezantim të punës së tyre në SHBA.

Mundësuar nga:

Bashkëpunëtorët dhe mbështetësit tanë

image.png
Njoftime nga shkolla shqipe
Veprimtari 2023 - 2024

Shkolla shqipe "Iliria" filloi mësimin për vitin e ri shkollor 2023-2024 më datën 9 shtator 2023. 

 

Mësimi zhvillohet çdo të shtunë në orën 14:00 deri në orën 15:30.

Më datën 3 qershor 2023, u zhvillua festa e abetares me nxënësit e shkollës shqipe "Iliria".

 

Më datën 19 Nëntor 2023, nxënësit e shkollës shqipe "Iliria" festuan Ditën e Flamurit.

Mësimi i gjuhës shqipe  zhvillohet për 90 minuta.

Më datën 18 qershor 2023 u zhvillua në Willmore Park, pikniku veror, "dita e Lakrorit" me anëtarë dhe bashkëpatriotë të komunitetit tonë në Saint Louis, Missouri.

Më 19 nëntor 2023, anëtarët e shoqatës “ILIRIA” Saint Louis së bashku me miq e të ftuar festuan 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Më 16 dhjetor 2023, bordi drejtues zhvilloi mbledhjen e fundit për vitin 2023.

Më 17 shkurt 2024 u organizua një festë me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më  24 mars 2024, u mbajt një  takim me komunitetin shqiptar në St. Louis mbi sistemin politik, gjyqësor e legjislativ të SHBA-ve nga z. Ernest Nasto, ekspert i fushës dhe nënkryetar i degës “Vatra” për Çikagon. 

Projekte

Projektet kryesore të shoqatës janë me fokus tek fëmijët, në aspektin arsimor - edukativ dhe sportiv.
 

Me ndihmën e komunitetit shqiptar në Saint Louis, është mundësuar mbajtja dhe zhvillimi i mësimit në gjuhën shqipe, organizimi i aktiviteteve të ndryshme artistike, sportive, e historike në mënyrë që të ushqehet dhe kultivohet mësimi i gjuhës shqipe dhe kultura jonë e larmishme përmes bashkimit dhe forcimit të komunitetit dhe vlerave tona kombëtare.

Ftesë për përfshirje

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Saint Louis dhe më gjerë, jane të lutur të kontribuojnë me ide dhe projekte të ndryshme,  në mënyrë që komuniteti ynë të evidentohet dhe të tregojë vlerat më të larta krah komuniteteve të tjera.

Nëse doni të ndihmoni financiarisht projektet shkollore, sportive dhe aktivitetet e ndryshme, klikoni në butonin "Dhuro Tani", çdo shumë do të jetë e mirëpritur, e vlerësuar dhe e mirëadministruar.

Faleminderit!

Një projekt i rëndësishëm i shoqatës përfshin kërkimin arkivor lidhur me historinë dhe dokumentimin e prezencës së elementit shqiptar në publicistikën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Saint Louis në fillimin e viteve 1900.

Kjo kolanë gazetash ka një rëndësi të veçantë, pasi botohet një vit para shpalljes së Pavarësisë (1912) dhe ka nota të larta atdhedashurie, zgjimi të vetëdijes kombëtare dhe thirrje për veprim në të mirën e interesit kombëtar.

Do paraqesim për lexuesit tre numrat e botuar nga viti 1911. Lexim të këndshëm!

bottom of page