top of page
Gradient Background

Veprimtari për 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me nxënësit e shkollës shqipe "ILIRIA"
Saint Louis, MO 19 nëntor 2022

​

Fotografi nga festa e Flamurit zhvilluar me nxënësit dhe prindërit ditën e shtunë 19 nëntor 2022 në zyrën e shoqatës. Ky është viti i dytë që shoqata “Iliria” organizon një aktivitet të tillë.

Fjalën hapëse e mbajti, kryetari i shoqatës z. Besian Gjika ku pasi uroi për festën të pranishmit dhe fëmijët, u ndal më tej në rëndësinë e ditës së shënuar dhe fokusin e shoqatës tek fëmijët qoftë në vazhdimësinë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë, si dhe në investimin e bërë këtë vit në formimin e ekipit të futbollit për fëmijë. Në fund të fjalës së tij falenderoi trajnerët e pranishëm z. Afet Fejza, z. Lamçe Murati, z. Albano Dede si dhe mësuesen e shkollës shqipe znjsh. Rafaela Hajdini e cila po bën një punë të shkëlqyer me plot sakrifica dhe vetëmohim për të mbajtur të gjallë dëshirën e fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe.

Më tej fjalën e mori z. Lamçe Murati i cili e fokusoi kumtesën e tij në rrugën e gjatë e plot mundime të popullit shqiptar deri në realizimin e ëndrrës shekullore të shpalljes së pavarësisë në 28 nëntor 1912.

Më tej nën drejtimin e mësuese Rafaelës fëmijët kënduan himnin shqiptar dhe recituan poezi të ndryshme patriotike. Pas programit të recitimit fëmijët luajtën lojra të ndryshme e kërcyen nën ritmin e muzikës shqiptare. Një përshëndetje e veçantë shkon për Bello’s Bakery (11744 Manchester rd, Des Peres, MO, USA) e cila dhuroi për aktivitetin ëmbëlsira të ndryshme e të shijshme.

Gëzuar Festën e Pavarsisë për të gjithë shqiptarët kudo janë. Pa sakrificë nuk ka sukses!

bottom of page