top of page

Bordi drejtues 2020-22.

Më datë 9 gusht 2020 u mbajtën zgjedhjet për bordin drejtues dhe u përzgjodhën 15 anëtarë: Pandeli Gaçe, Elona Dyshniku, Besian Gjika, Xhevat Dullovi, Aurel Bardho,

Eneida Taçi, Arif Palloshi, Fazli Dullovi, Jovan Bello, Rafaela Hajdini, Ramadan Hajdini,

Emiljo Zhupani, Anila Veizi, Nafi Halimi, Brahim Mehmetaj
 

Kryesia 2020-22.

Më datë 16 gusht 2020 anëtarët e zgjedhur në bordin drejtues, votuan në raundin e dytë për zgjedhjen e kryesisë së Shoqatës. "Iliria".

Me shumicë votash u zgjodh kryetar i parë i Shoqatës "Iliria" Z. Pandeli Gaçe.

Më tej me unanimitet anëtarët zgjodhën dy Zv./Kryetarë Z. Aurel Bardho dhe Z. Xhevat Dullovi.

Kryesia votoi si Sekretar Z. Besian Gjika dhe Znj. Elona Dyshniku financiere.

Pak historik lidhur me procesin e votimit për zgjedhjen e Kryesisë

Zgjedhjet për kryesinë u zhvilluan me dy raunde, i pari më 9 gusht 2020 dhe i dyti një javë më pas, më 16 gusht 2020.

Gjatë raundit të parë, kandiduan tre anëtarë (Pandeli Gaçe, Elona Dyshniku dhe Xhevat Dullovi). Votimi shkoi në balotazh pasi kandidati me më tepër vota (Pandeli Gaçe) nuk arriti të merrte 50+1% të votave të bordit drejtues. Zgjedhjet për kryetar u shtynë për një javë më vonë.

​

Më datë 16 gusht 2020 u zhvillua raundi i dytë, kandiduan dy anëtarë Pandeli Gaçe dhe Xhevat Dullovi (Elona Dyshniku u tërhoq nga gara). Raundi i dytë u përmbyll me sukses dhe Z. Pandeli Gaçe u zgjodh si kryetar me shumicë votash.

bottom of page