top of page

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Updated: Jul 17, 2023






8 Marsi, kjo ditë që njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Gruas, është mjaft e veçantë për të gjithë ne që vleresojmë dhe çmojmë nënat, bashkëshortet, motrat, vajzat dhe të gjithë të dashurat në jetën tonë. Por si lindi kjo festë? 8 Marsi nuk ishte festa që njohim sot. Në fillimet e saj, si një eveniment politik, Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos të ishte 28 Shkurti i vitit 1909. Nismëtarja e kësaj dite ishte Theresa Malkiel, një aktiviste e të drejtave të grave. Kjo datë do të shënonte të parën festë kushtuar grave. Per festën e gruas u diskutua edhe në konferencën e mbajtur në Danimarkë në vitin 1910. Pas kësaj konference dhe disa ngjarjeve të organizuara në Gjermani dhe Rusi, 8 Marsi filloi të festohej dhe të njihej si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në 1975, Kombet e Bashkuara finalizuan ndërkombëtarizimin e kësaj feste.


Kjo ditë kaq e vecantë është shumë pak për ti treguar asaj, të vetmes që simbolizon gjenezën, vazhdimin, dashurinë, miresinë, butesinë, humanizmin, dhe sakrificën. Duhet të ndihemi krenarë sepse edhe ne si shqiptarë kemi simbolet tona femërore që kanë lenë gjurmë me profesionet dhe veprat e tyre ndër shekuj si


Mbretereshen Teuta, Bubulinen, Elena Lukrecia Peshkepia, Eleni Bukura Altamura, Shote Galicen, Musine Kokalarin, Dora D’Istrian, Sabiha Kasimatin, Nexhmije Pagarushën, Vaçe Zelën dhe vazhdojme të kemi Tinka Kurtin, Ermonela Jahon, Inva Mulën, Margarita Xhepën, Majlinda Kelmendin e shumë gra të tjera që me kontributin e tyre jo vetëm bëjnë histori kudo ku janë në botë por edukojnë dhe emancipojnë shoqërinë tonë maskiliste dhe agresive. Pra kjo ditë do të thotë para së gjithash një festim i arritjeve të grave dhe në të njëjten kohë një rikonfirmim i dëshirës për të luftuar për të drejtat dhe barazinë.


8 Marsi është dita ku ne të shprehim vlerësimin dhe dashurinë për njeriun e shtrenjtë qoftë dhe vetëm me një mesazh të thjeshtë Gëzuar 8 Marsin. Shoqata shqiptaro-amerikane ILIRIA u dërgon një urim të veçantë në këtë ditë të shënuar zonjave: Vasilika Opari, Afërdita Koja, Evlimini Melo, Marije Papathanas, Evgjeni Ruzi, Sabrije Morina, Hanife Dullovi, Erefili Bellevoda, Mare Ndoka, Azemine Nishevci, Marianthi Beqari, Hajrije Sylbeka, si dhe për të gjithë nënat, gratë dhe vajzat e komunitetit shqiptar në Saint Louis.


Përgatiti znj. Eneida Taçi Anëtare e bordit drejtues të shoqatës ILIRIA

Saint Louis, 8 Mars 2021





7 views0 comments
bottom of page