top of page

Themelimi i Shoqatës "ILIRIA"

15 Mars 2020

Ideja e krijimit të shoqatës erdhi si domosdoshmëri e bashkimit të shqiptarëve, i promovimit të vlerave historike, të traditës, kulturës dhe artit. Ky konstrukt shpirtëror u vu në udhën e maturimit gradualisht përmes takimeve të grupeve të ndryshme, bisedave shoqërore dhe u hodh në veprim në fillim të vitit 2020 nga grupi nismëtar që erdhi duke u zgjeruar.

 

Puna e grupit nismëtar gjeti mbështetje në komunitet dhe në datën 15 mars 2020 u themelua shoqata. Në këtë mbledhje themeluese u aprovua emri i shoqatës (ILIRIA), stema e shoqatës në parim, kuotat vjetore për anëtarësinë dhe u diskutua dhe miratua statuti mbi të cilin u vunë themelet e organizimit institucional në vazhdim.

Akti i themelimit - 15 mars 2020

15 mars 2020 - Foto nga firmosja e aktit të themelimit.
Nga e majta në të djathtë Z. Pandeli Gaçe dhe Z. Ndue Gjika. 
bottom of page