top of page

              Festa e pavarësisë me nxënësit e shkollës shqipe

28 Nëntor 2021. Gjatë festës së flamurit me nxënësit e shkollës ILIRIA në Saint Louis, SHBA në ambjentet e shoqatës. Ishte një ditë tepër energjike dhe festive, si një pikturë e kombinimit të ngjyrave tona kombëtare, kuq e zi. Gjithë ky gëzim reflektohej në fytyrat e prindërve, gjyshërve e të pranishëmve që ndiqnin me emocion çdo rrokje, çdo hap të këngëve dhe valleve shqiptare. Falenderojmë të gjithë organizatorët dhe prindërit për krijimin e kësaj atmosfere festive atdhetare. Një vend të spikatur zë puna e palodhur e mësueseve të shkollës shqipe Alda Kafazi dhe Rafaela Hajdini që zgjodhën me kujdes materialet poetike dhe organizimin e të gjithë veprimtarisë.

bottom of page