Veprimtari përkujtimore kushtuar 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Këtë të dielë më datë 23 tetor 2022, shoqata “ILIRIA” Saint Louis organizoi në ambjentin e saj një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënive diplomatike ndërmjet Sh.B.A dhe Shqipërisë. Ky event vjen në vazhdën e veprimtarive të tjera që janë organizuar në Shqipëri dhe në qytete të ndryshme të Sh.B.A-së. U ndoq me vëmendje dhe interes të veçantë fjala përshëndetëse e regjistruar e presidentit amerikan Joe Biden dhe ish-sekretarit të shtetit z. James Baker. Fjalën hapëse të veprimtarisë e mbajti z. Besian Gjika i cili dha një panoramë të përgjithshme të ecurisë së këtyre marrëdhënieve në këto 100 vite dhe rëndësinë e tyre në ditën e sotme me shumë tensione në rajonin e Evropës lindore. Mbi raportet e lidhura me çështket e Kosovë dhe foli nën kryetari, z. Xhevat Dullovi. Nga ana e miqve amerikanë të shoqatës përshëndeti me ngohtësi, z Robert Bun. Në fjalën e tij, ish-kryetari i shoqatës, z. Pandeli Gaçe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe uroi ekipin e ri drejtues të shoqatës që u zgjodh në shtatorin e këtij viti. Në fund shprehu konsideratën e tij shkrimtari dhe ish-deputeti i kuvendit popullor (1992-96), z. Ndue Gjika. Prezantimin dhe mbarvatjen e të gjithë veprimtarinë e drejtoi ne shumë elokuencë dhe finesë, studentja e ekselencës që studion në Saint Louis University, znj. Nexhi Sula. Në mbyllje pjesëmarrësit, shijuan gatimet tradicionale shqiptare nga amvisat tona që jetojnë në Saint Louis. Asortimentet ishin shumë të shijshme dhe të larmishme. E gjithë veprimtaria u sponsorizua nga Piasa Motor Fuels, LLC & T&E Construction, LLC. Një mirënjohje e thellë u shkon të gjithë atyre që u morën me të gjitha detajet e organizimit.